Shansi i artë i Shqipërisë pas barazimit mes rivalëve, në ndeshjen e sotme kuqezinjtë mund të sigurojnë matematikisht…
Barazimi mes Gjeorgjisë dhe Ukrainës i ka dhënë një rëndësi shumë të veçantë ndeshjes së sotme mes Shqipërisë dhe Çekisë në ”Arenën Kombëtare”.
Me situatën e pikëve para ndeshjes në fjalë, barazimi ka ngjeshur më shumë ekipet, por u jep një mundësi të artë kuqezinjve që të sigurojnë që sot një nga dy vendet e para në grup dhe të shmangin matematikisht rrezikun për rënien në Ligën C.
Nëse Shqipëria do të mundë sot Çekinë, ajo shkon në kuotën e 9 pikëve dhe kësisoj, çfarëdo që të ndodhë në ndeshjen me Ukrainën. ajo do të ketë sigurinë që do të lërë Dovbik & Co pas në renditjen përfundimtare pasi ata kanë aktualisht 5 pikë. Njëkohësisht, Çekia dhe Gjeorgjia që përballen në ndeshjen e fundit me njëra-tjetrën, do shkonin në atë sfidë të dyja në kuotën e 7 pikëve. Ndaj të paktën një nga këto skuadra do të mbetej matematikisht gjithsesi pas Shqipërisë, në çdo kombinim të mundshëm rezultatesh.
Ndaj një fitore në duelin e sotëm, merr këtë rëndësi shumë të veçantë në rast fitoreje dhe e bën atë thuajse një detyrim, pasi shmang rrezikun e rënies dhe garanton sido që të jetë, mundësinë për të luajtur për ngjitjen në Ligën A në ndeshjen e të martës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"