Shantazh ndaj familjes Shumaker, lirohet një prej të dyshuarve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2024 | 15:38

Shantazh ndaj familjes Shumaker, lirohet një prej të dyshuarve

Një nga tre të dyshuarit në tentativën e shantazhit ndaj familjes së ish-kampionit botëror të Formulës 1, Mikael Shumaker, është sërish i lirë. Arsyeja e lirimit të tij është gjendja e re e hetimit, tha prokurori Wolf-Tilman Baumert, siç raportohet nga “Frankfuerter Allgemeine Zeitung”.

shumaker

30-vjeçari u lirua nga paraburgimi, pasi kishte paguar 10,000 euro garanci. Burri duhej të dorëzonte edhe pasaportën e tij. “Ne e akuzojmë atë vetëm për ndihmë dhe nxitje, ai ndoshta nuk është truri i krimit”, është shprehur tha Baumert. Javën e kaluar, zyra e prokurorit publik të Wuppertalit njoftoi se policia kishte arrestuar një person që dyshohet se qëndron pas përpjekjes për zhvatje. Bëhet fjalë për një 52- vjeçar që punonte si oficer sigurie në familjen Shumacher.

Personi në fjalë u arrestua të enjten në Wulfrath pranë Wuppertalit, si i dyshuari i ri kryesor. Kujtojmë se hetuesit kishin arrestuar më parë dy prej shantazhuesve të dyshuar, baba e bir. Sipas akuzave, ata kanë kërkuar 15 milionë euro për të mos publikuar të dhëna sensitive në internet dhe si provë i kishin dërguar disa materiale familjarëve të Shumakerit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"