Shefat e Bajernit, me mision sekret për të siguruar mesfushorin e Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2024 | 14:00

Shefat e Bajernit, me mision sekret për të siguruar mesfushorin e Barcelonës

Ka pasur konkurrencë të ashpër për pozicionet startuese në mesfushën e Bajernit këtë sezon.

Frenki De Jong

Ndërsa lojtarët si Aleksandar Pavloviç dhe Joshua Kimich u është dhënë më së shumti përparësi nën drejtimin e trajnerit Vinsent Kompani, nënshkrimi i ri Zhoao Palhinja ka një vend në stol vetëm pas lëvizjes së tij gjatë verës. Prandaj, rezervisti afatgjatë, Leon Gorecka, nuk ka pasur asnjë mundësi sportive këtë sezon. Megjithatë, rekordmenët gjermanë thuhet se i kanë hedhur sytë te një tjetër mesfushor, fjala është për yllin e Baraçës, Frenki de Jong.

Siç raporton portali spanjoll “fichajes.net”, Bajerni nuk është i vetmi klub që kërkon të joshë holandezin. Çelsi, Mançester Junajtid dhe PSGja thuhet se kanë shprehur interesim të madh për shërbimet e 27-vjeçarit. Në të kaluarën ka pasur zëra të përsëritur për një transferim të holandezit te bavarezët.

De Jong, i cili ka bërë vetëm dy paraqitje të shkurtra te Barcelona këtë sezon për shkak të lëndimit, ka ende një kontratë me katalanasit deri në vitin 2026. Me një vlerë tregu prej 70 milionë euro, një lëvizje e mundshme ka të ngjarë të jetë një çështje e kushtueshme në çdo rasti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"