Shenjë proteste ndaj madrilenëve, gjyqtarët e Superkupës refuzuan dhuratat e Realit
Mediat spanjolle kanë raportuar se në këtë edicion të fundit të Superkupës së Spanjës, nga ekipi i arbitrave është bë një gjest që pasqyron protestën e tyre dhe mosmarrëveshjet me Realin e Madridit.
Siç është njoftuar nga “Relevo” dhe “Mundo Deportivo”, dy ekipet e arbitrave që kanë drejtuar ndeshjet përkatëse të turneut kanë refuzuar të pranojnë dhuratat që klubet zakonisht i bëjnë ekipit të caktuar të arbitrave.
Si Rikardo de Burgos ashtu dhe Hezus Gil Manzano kanë bërë të njëjtin veprim. Ky gjest i dakordësuar nga ekipet e arbitrave i përgjigjet protestës së tyre ndaj sjelljes së klubit të përmes videove që ai bën kundër arbitrave në “Real Madrid TV”.
Dhuratat, të cilat janë thjesht detaje të zakonshme në të gjitha ndeshjet në shenjë mirënjohjeje nga klubet, por ky gjest është shenjë e shprehjes së mosmarrëveshjeve mes tyre.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"