Postuar: Maj 20, 2024 | 21:59
Shënoi dopietë ndaj Flamurtarit, Laçi merr vendimin e rëndësishëm për Melon
Laçi shpërblen brazilianin Uilliam Kordeiro Melo, i cili u shndërrua në hero, me dopietën e realizuar në finalen e mbijetesës ndaj Flamurtarit. Kurbinasit nuk kanë humbur kohë, duke i ofruar rinovimin edhe për një sezon 30-vjeçarit, i cili u shndërruar në një protagonist absolut në fundin e sezonit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Laçit me anë të një postimi në faqen zyrtare, ku krah fotos së brazilianit shkruan: “Uilliam Kordeiro Melo edhe një vit bardhezi”. Në 28 ndeshje me fanellën e Laçit, Melo arriti të shënonte 6 gola.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"