Shënoi dopietë ndaj Juventusit, Zielinski: Duhet ta mbyllnim ndeshjen me golin e pestë, ja pse kërkova zëvendësim  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2024 | 20:34

Shënoi dopietë ndaj Juventusit, Zielinski: Duhet ta mbyllnim ndeshjen me golin e pestë, ja pse kërkova zëvendësim  

Një 4 me 4 i çmendur në “San Siro” mes Interit dhe Juventusit që marrin nga një pikë në një ndeshje emocionuese, që prodhoi emocione të mëdha. Pas këtij dueli spektakolar foli edhe mesfushori polak i zikaltërve, Piotr Zielinski, që në prononcimin e dhënë për “Sky Sport” u shpreh:  

ZIELISNKI

“Sigurisht që ka keqardhje për këtë rezultat, ne mund ta kishim mbyllur duke shënuar golin e pestë. Nuk ia dolëm dhe më pas Juventusi  reagoi mirë, për të shënuar golin e tretë dhe të katërt. Është e dukshme që po pësojmë shumë gola. Kundërshtarët dilnin shumë lehtë, me një pasim gjenin hapësira për të dalë përpara. Është diçka që duhet përmirësuar sepse vitin e kaluar Interi nuk i lejonte këtë gjëra.  

Fusha nuk ishte në gjendje shumë të mirë, kërkova një zëvendësim sepse këmbët e mia po vuanin.   Unë preferoj të luaj në pozicionin tim natyral. Ka një emergjencë dhe aty ku është e nevojshme unë gjithmonë do të përpiqem të jap më të mirën time”, deklaroi Zielinski.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"