Shënoi dy herë në Rusi, dedikim prekës i Dakut për Martinin: Bohuni të fortë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2024 | 21:34

Shënoi dy herë në Rusi, dedikim prekës i Dakut për Martinin: Bohuni të fortë

Mirlind Daku ka gjetur sot dy herë rrugën e rrjetës në kampionatin rus të futbollit, duke i siguruar një fitore 3-0 Rubin Kazan përballë Akron Toljati. Pas ndeshjes, nëpërmjet rrjeteve sociale, ai ka bërë një dedikim të veçantë për dy rrjetat e tundura.

asdsadadsdasdasdasdsa

Daku ia kushtoi ato gola Martin Canit dhe familjarëve ët tij, duke kujtuar në këtë mënyrë futbollistin 14-vjeçar shqiptar i cili u vra i goditur me thikë në një sherr për arsye banale mes bashkëmoshatarësh.

“Dy golat shkojnë për familjen e Martinit dhe për vet Martinin. Bohuni të fortë, ai do shëndrit në parajsë”, shkruante Daku në mesazhin e tij emocionues për djaloshin i cili u nda nga jeta në mënyrë tragjike pak ditë më parë në Tiranë.

sdfsdfdsfdsffsdsfdfssdfsfd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"