Shënoi dygolëshin e parë me Juventusin, Turam: I mërzitur me barazimin, doja fitoren!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 30, 2024 | 10:55

Shënoi dygolëshin e parë me Juventusin, Turam: I mërzitur me barazimin, doja fitoren!

Ishte dygolëshi i tij i parë me Juventusin, por Kefren Turam nuk arrin dot ta festojë atë siç duhet.turamPavarësisht se e kaloi dy herë në avantazh “Zonjën”, sfida ndaj Fiorentinës u mbyll në barazim 2-2 dhe kjo është diçka që e ka mërzitur mesfushorin francez, i cili nuk e fshehu këtë gjë edhe pas ndeshjes.

“Jam shumë i mërzitur me barazimin. Më bëhet qejfi për dy golat e parë me këtë fanellë, por do të preferoja më mirë të fitoja. Ne barazuam, por duhet të themi se kemi bërë një ndeshje të mira, luajtëm me personalitet të madh. Gabime të tilla mund të ndodhin, ky është futbolli”, shprehet fillimisht Turam që më pas flet pak më shumë për mënyrën e tij të lojës dhe lëvizjet që e çuan atë të shënonte dy golat.

GOLAT- “Më pëlqen shumë që të bëjë këto vrapime përpara duke thyer linjat e mbrojtjes. Trajneri më thotë shpesh që duhet ta bëjë këtë gjë dhe shokët e skuadrës gjithashtu më shtyjnë për t’i bërë. Ne jemi një skuadër e re dhe duhet të gjejmë ekuilibrin e duhur”, thotë ndër të tjera Kefren Turam i cili në ndeshjet e fundit është kthyer në një lojtar të rëndësishëm për skemat e Tiago Motës dhe po shkëlqen në mesin e fushën, pavarësisht një fillim sezoni të vështirë dhe me ulje ngritje ku shpesh herë nuk preferohej në formacion.

Tashmë Turam ka gjetur vendin e titullari dhe ka krijuar një dyshe në mesfushë, të pazëvendësueshme te Juventusi së bashku me shokun tjetër të repartit, italianin Manuel Lokateli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"