Shënoi gol spektakolar ndaj Laçit, Zabërgja: Ky ndër realizimet më të bukura, por besoj që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2024 | 21:33

Shënoi gol spektakolar ndaj Laçit, Zabërgja: Ky ndër realizimet më të bukura, por besoj që…

Baton Zabërgja u zgjodh lojtari i ndeshjes, në triumfin 2-1 që Dinamo arriti në “Elbasan Arena” ndaj Laçit, teksa shënoi golin e fitores. Në prononcimin e dhënë pas këtij suksesi 23-vjeçar u shpreh:  

mandela dita zabergja

“Për çdo sulmues është e rëndësishme goli, por rëndësi kanë 3 pikët, por kur vendos goli fitoren, kjo e bën edhe më të ëmbël. Ky ishte një ndër golat më të bukur, i kam shënuar edhe Egnatias me volej, por besoj do të kemi edhe gola të tjerë të bukur. Futemi çdo ndeshje për të qenë më të mirët, nuk është problem në qoftë se del edhe ndonjë tjetër lojtar i ndeshjes.  

Ndeshje pas ndeshje, të gjithë po e kapim ritmin e duhur. Ka ndeshje shumë deri në fund, atëherë do flasim”, u shpreh Zabërgja.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"