Shënoi gol spektakolar ndaj Teutës, Dros: Superiorja më e fortë se kampionati bjellorus, mezi pres të…  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2024 | 22:42

Shënoi gol spektakolar ndaj Teutës, Dros: Superiorja më e fortë se kampionati bjellorus, mezi pres të…  

 Mesfushori i Elbasanit, Kristian Dros, realizoi një gol spektakolar ndaj Teutës, në minutën e 30-të në duelin ndaj Teutës, duke i dhuruar avantazhin skuadrës së tij. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për “RTSH”, Dros u shpreh:  

dros

“Prezantimi ishte shumë e thjeshtë. Më kanë ndihmuar shumë shokët që të përshtatem mjaft mirë.  Shpresoj që në të ardhmen ta ndihmoj sa më shumë ekipin në arritjen e objektivave.  

Atmosfera këtu është e mrekullueshme. Ndihem shumë mirë në qytetin e Elbasanit. E ndjej përgjegjësinë. Shpresoj të jap më të mirën në këto ndeshjet e ardhshme. Kam ardhur me shumë dëshirë në Shqipëri dhe konkretisht te Elbasani. 

Këtu është nivel më i mirë se në Bjellorusi. Ka ekipe shumë të mira. Kam luajtur vetëm 2 ndeshje. Mezi pres të përballem me ekipe të tjera të forta të kampionatit si Vllaznia, Partizani dhe Tirana”, u shpreh Dros.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"