Shënoi golin e fitores ndaj Laçit, sulmuesi Ze Gomesh: Nivel shumë i mirë i kampionatit, nuk është e thjeshtë të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2024 | 21:55

Shënoi golin e fitores ndaj Laçit, sulmuesi Ze Gomesh: Nivel shumë i mirë i kampionatit, nuk është e thjeshtë të…

Sulmuesi i Elbasanit, Ze Gomesh, ishte heroi i Elbasanit, në triumfin 1-0 të arritur ndaj Laçit. Në prononcimin e shkurtër të dhënë pas ndeshje, futbollisti u shpreh: 

Ze Gomesh

“Është një ndjenjë e mirë, erdha nga stoli dhe arrita të shënoj golin. Më të rëndësishme janë 3 pikët. Niveli i kampionatit është shumë i mirë. E pamë edhe sot. Deri 15 minutat e fundit ndeshja ishte 0-0. Ne do të përgatitemi për të përballuar ndeshjet e ardhshme, që edhe ato do të jenë të vështirë. 

Po adoptohem. Nuk është e thjeshtë që të vish nga një vend tjetër dhe të adoptohesh me idetë e trajnerit. Ka dhe shumë lojtarë të tjerë që kanë ardhur, por po bëj më të mirën, për t’u adoptuar”, deklaroi Ze Gomesh për “Super Gol” në RTSH.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"