Shënoi ndaj Irlandës, Rajs: Nuk mund të festoja kundër gjyshërve të mi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2024 | 9:55

Shënoi ndaj Irlandës, Rajs: Nuk mund të festoja kundër gjyshërve të mi

Deklan Rajs mendon se ka bërë paraqitjen që kishte nevojë të bënte në ndeshjen e parë të trajnerit Li Karslej në stol. Karriera e teknikut irlandez në stol nisi të shtunën në mbrëmje, me një fitore 2-0 në stadiumin e mbushur “Aviva”, 55 ditë pas humbjes së ngushtë ndaj Spanjës në finalen e “Euro 2024”.

asdasdasdas

Rajs dhe Grilish shënuan golat në Dublin, ndërsa djemtë e Anglisë përjetuan një rikthim armiqësor në Irlandë, vendin që ata i përfaqësuan në nivele të ndryshme përpara se të ndryshonin fanellë. Mesfushori i Arsenalit, i cili regjistroi tre ndeshje për ekipin e parë të kombëtares irlandeze, refuzoi të festonte golin e tij si shenjë respekti.

“Gjyshja dhe gjyshi im, pjesa e familjes së babait tim, janë të gjithë irlandezë,” tha ai. “Të gjithë kanë ndërruar jetë, nuk janë më këtu. Mendoj se po të kisha festuar do të kishte qenë me të vërtetë mungesë respekti për mua, duke qenë se ata padyshim nuk ishin më atje ata që ishin prindërit e babait tim. Nuk doja ta bëja këtë, të jem isinqertë. Kam kaluar një kohë kaq të mrekullueshme duke luajtur për Irlandën, në ekipin e parë, U-19, U-21. Ato ishin kujtime të mrekullueshme që jetojnë me mua. Nuk kam një fjalë të keqe për të thënë, i uroj gjithë të mirat Irlandës”.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"