Shënoi pas 5 muajsh me Interin, Lautaro Martinez: Duhet të flasim pak dhe të punojmë shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2024 | 14:45

Shënoi pas 5 muajsh me Interin, Lautaro Martinez: Duhet të flasim pak dhe të punojmë shumë

Pas pesë javësh kampionat, të shihje numrin zero pranë emrit të Lautaro Martinezit ishte shumë e çuditshme.lautaro-martinez-goal-udinese-interArgjentinasi ka pasur një nisje sezoni të vështirë, por edhe fundi i atij të kaluarit nuk ishte për t’u mbajtur mend. Goli i fundit që kishte realizuar me fanellën zikaltër ishte në 10 majin e kaluar kundër Frozinones. Nga atëherë dhe deri tani vetëm raste të shpërdoruara dhe shumë presion. Por sigurisht që kapiteni ka një listë me justifikime, të cilat kurrë nuk ka dashur që t’i përmendë. Shumë pak stërvitje me ekipin përpara këtij sezoni. Lautaro u nis për SHBA për të luajtur Kupën e Amerikës dhe u rikthye i fundit.

Lodhja fizike dhe mentale ishte e madhe. E vuajti shumë këtë pjesë, ashtu siç vuajti edhe një problem të vogël muskulor. Por Lautaro u rikthye dhe ky është një lajm për Interin. Nisja e ndërlikuar u amplifikua akoma më shumë nga humbja në derbi, ku Lautaro gjithsesi dhuroi një asist për Dimarkon. Kapiteni argjentinas ka folur pas ndeshjes së fituar ndaj Udinezes duke thënë se skuadra duhet që të rritet akoma më shumëdhe të mos vuajë kaq shumë si në fundin e sfidës kundër bardhezinjve. Ai sigurisht që është i lumtur për golat.

FITORJA- “Ishte shumë e rëndësishme që të fitonim pas humbjesnë derbi. Vuajtëm pak, por sigjithmonë Udine është një fushëshumë e vështirë për Interin. Porpas derbit kemi punuar shumëdhe kemi folur pak. Kjo ishte erëndësishme dhe u pa në fushën e lojës”.

GOLAT- “Sigurisht që janë tërëndësishëm për një sulmues. Unëgjithmonë kërkoj të shënoj përtë ndihmuar skuadrën. Por punaime për ekipin është më e rëndësishme se gjithçka tjetër. Nëseshënoj është mirë. Por pak rëndësi ka kjo. Duhet thjesht të vazhdojmë që ta mbajmë Interin samë shumë në majat e futbollit”.

SI VJET- “Duhet të kemi qasjene duhur të ndeshjeve për tëpërsëritur vitin e kaluar. Duhetqë të punojmë më shumë dhe tëjemi të përulur. Kjo është ajo qëduhet të bëjmë dhe të tregojmënë fushën e lojës. Duhet të rrisimnivelin nga dita në ditë, nëmënyrë që të rritet edhe Interi”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"