Shënon pa u ndalur, nga Gjermania “kryqëzojnë” Kejnin për ndeshjet e mëdha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2024 | 14:32

Shënon pa u ndalur, nga Gjermania “kryqëzojnë” Kejnin për ndeshjet e mëdha

Një media prestigjioze gjermane ka kritikuar sulmuesin e Bajern Mynihut, Herri Kejn, pavarësisht rekordit të tij pjellor të golave në Bundesligë.

KEJN

Në 52 paraqitje në të gjitha garat, 31-vjeçari ka shënuar 54 gola dhe ka dhënë 17 asistime. Ai fitoi “Këpucën e Artë” të Bundesligës në fund të sezonit të tij të parë dhe theu një numër rekordesh gjatë rrugës. Megjithatë, gazeta gjermane “Bild” ka akuzuar Kejn për mungesë në ndeshje të mëdha.

Pas barazimit 1-1 të Bajernit me Bajer Leverkusen të shtunën, një rubrikë nga gazetari Valter M.Shtraten tha: “Shumë përpjekje, shumë pak sukses. Herri Kejn qëndron i vetëm përpara. Çfarë dobie kanë tre golat kundër Holshtain Kilit, nëse ai nuk shënon as një goditje në portë në një ndeshje të madhe si ajo kundër kampionëve në fuqi?! Sidomos pasi ai duhej të largohej i dëmtuar”.

Herr ipësoi një dëmtim në kyçin e këmbës në fund të ndeshjes dhe u detyrua të largohej në minutën e 86-të. Në një deklaratë nga Bajerni thuhej: “Herri Kejn pësoi një goditje të dhimbshme në kyçin e këmbës në ndeshjen e Bundesligës së Bajernit në shtëpi ndaj Bajer Leverkusen të shtunën”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"