Sherr me tifozët, ish-lojtari i Realit kritikon Viniciusin: Nuk i ka hije

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2024 | 14:00

Sherr me tifozët, ish-lojtari i Realit kritikon Viniciusin: Nuk i ka hije

Vinicius Zhuinior ka qenë protagonist në të mirë e në të keqe në fitoren 0-2 të Realit në San Sebastian kundër Sociedadit, të shtunën në mbrëmje. Ndonëse nuk ka bërë një paraqitje të mirë, braziliani ka shënuar një gol dhe ka fituar penalltinë në golin e dytë të shënuar nga Mbape.viniPor jo gjithçka ka shkuar mirë për sulmuesin. Momenti kulmor ka qenë ai i golit të parë të Realit shënuar prej vetë atij. Vinicius ka kthyer në gol penalltinë e fituar nga Arda Gyler dhe më pas është kapur me tifozët e Sociedadit gjatë festimeve. Ai ia kë bërë me shenjë të mbyllin gojën, gjë që kaacaruar dhe më shumë ata. Vinicius ka vazhduar duke u kapur gjatë gjithë takimit me tifozërinëvendëse dhe një gjë e tillë kangjallur jo pak diskutime në Spanjë.

Ish-lojtari i Realit, Predrag Mijatoviç, e ka kritikuar ashpër sjelljen e Viniciusit.

“Vini mund të shmangte faremirë përplasjet me tifozët e Sociedadit. Me veprimet e tij, aivetëm po dëmton vete. me sjelljen e tij nuk po e ndihmon aspakveten e tij. Unë mendoj se aiduhet të bëjë një hap pas, duhet të qetësohet. Të them tëdrejtën ishte mjaft i gëzuar nëmomentin kur ai shënoi, por mëpas festimi i tij më la një shijeaspak të mirë. Nuk e di për seduhet të reagojë ashtu. Kujt ishërben i gjithë ai tension. Tëgjithë e duam Vinin, por ai po etepron me sjelljen e tij dhe kjoështë zhgënjyese”, tha Mijatoviç pas fitores së Realit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"