Sherr për vëllanë dhe Realin, zbulohen prapaskenat e betejës Mbape-PSG

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2024 | 16:50

Sherr për vëllanë dhe Realin, zbulohen prapaskenat e betejës Mbape-PSG

Muajt e fundit të Kilië Mbape në Paris kanë qenë ndër më të trazuarat. Praktikisht që nga përfundimi i Kupës së Botës në Katar 2022, përplasja e sulmuesit me drejtuesit e klubit francez, konkretisht me presidentin Naser AlKhelaifi, ka qenë konstante deri në largimin e tij verën e kaluar për në Madrid.

17166309433548

Një seri episodesh që është munduar t’i japë shpjegim gazeta franceze “L’Equipe” në numrin e djeshëm të saj. Marrëdhënia mes presidentit dhe yllit francez nisi të prishet në verën e vitit 2023, kur Mbape i dërgoi një letër PSG-së duke i informuar se nuk do të aktivizonte klauzolën në kontratën e tij që e lejonte të zgjaste marrëdhënien e tij deri në vitin 2025.

Kjo do të thotë, ai vendosi klubin francez në një situatë të vështirë: ose do ta shiste atë po atë verë… ose të nesërmen mund të largohej falas (siç ndodhi në fund). Pasi qëndroi jashtë nga turneu i PSG-së në Japoni përpara fillimit të sezonit 2023-24, sulmuesi më në fund do të përfundonte duke luajtur me normalitet relativ… deri në shkurt të vitit 2024, kur ai kërkoi një takim me Al-Khelaifin për t’i bërë me dije se nuk kishte ndërmend të vazhdonte kontratën e tij në Paris.

Pas këtij takimi, sipas “L’Equipe”, Al-Khelaifi do ta kishte paralajmëruar se nuk do ta linte të nënshkruante për Realin e Madridit. Reagimi i Mbapesë raportohet të ketë qenë një tallje me këtë deklaratë të presidentit. Pas kësaj, komunikimi i Mbapesë me presidentin ka dalë shpesh në media, por në prapavijë, dhe gjithmonë sipas gazetës franceze, Al-Khelaifi po përpiqej ta ndalonte me çdo kusht që Mbape të shkonte në Madrid duke u munduar ta joshte për të vijuar në Paris.

Madje, Al-Khelaifi i ka kërkuar trajnerit Luis Enrike të linte në stol sulmuesin, diçka e refuzuar prej trajnerit spanjoll. Episodi i fundit ndodhi në maj, në javën e fundit të “Ligue 1” kur Parisi luante kundër Tuluzës.

Në këtë rast presidenti supozohet se i ka kërkuar Luis Enrikes të mos grumbullonte më në ekip vëllain e vogël të Kilië, Etan Mbape. Kapiteni i Francës e pa të qante vëllain e tij në dhomat e zhveshjes, gjë që shkaktoi një mosmarrëveshje të tensionuar mes futbollistit dhe presidentit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"