Postuar: Shtator 24, 2024 | 21:29
Shezni në “pole position” për portën e Barcelonës, 2 kërkesat e portierit polak që të rikthehet
Barcelona është në nevojë emergjente për 1 portier, pasi Ter Shtegen mbylli sezonin për arsye dëmtimi. Dhe klubi katalanas ka në “pole position” Sheznin, ish-portierin e Juventusit që zgjodhi të largohet nga futbolli i luajtur këtë verë.
Polaku megjithatë ka 2 kushte, të cilat po negociohen gjatë kësaj kohe. Pikë së pari, Shezni nuk pranon që të qëndrojë si zgjedhje e dytë.
Në anën tjetër kërkon që kontrata të firmoset me vlefshmëri vetëm për 1 vit. Barcelona po shikon pikërisht këto kërkesa, për të vendosur më pas.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"