Shifrat e Dinamos, blutë e Ilir Dajës shënojnë me të gjithë sulmuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2024 | 21:39

Shifrat e Dinamos, blutë e Ilir Dajës shënojnë me të gjithë sulmuesit

Ashtu si sezonin e kaluar, te Dinamo ka një shpërndarje të golave te të gjithë lojtarët që luajnë në sulm. Ndryshimi është se këtë sezon “Nëndetësja” ka një goleador të ri, Peter Itodo Mandelën, autor i 4 golave deri tani.

Dinamo

Për momentin ai është rivali kryesor i Bekim Balajt në listën e golashënuesve më të mirë. Më pas vijnë Dejvi Bregu dhe Baton Zabërgja me nga dy gola të shënuar në kampionat.

Rrugën e rrjetës e ka gjetur edhe Lorenco Vila, i cili realizoi në shtesë ndaj Partizanit. Asnjë nga lojtarët e tjerë të Dinamos, mbrojtës apo mesfushë, nuk ka mundur të shënojë gol në këto 7 javë, duke ia lënë këtë punë vetëm sulmit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"