Shifrat interesante/ Dueli ndaj Elbasanit, “demat” e Partizanit nuk i falin transfertat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2024 | 23:38

Shifrat interesante/ Dueli ndaj Elbasanit, “demat” e Partizanit nuk i falin transfertat

Kalendari ka rezervuar tri transferta radhazi për Partizanin në ndeshjet e radhës, çka tregon për një tur force për të kuqtë, për më tepër që ndeshjet luhen ndaj rivalësh direkt.

partizani

E radhës është kundër Elbasanit, i sapongjitur në Superiore, por me potencën e skuadre që mund të zërë vend në katërshe. Por muajt e fundit kanë treguar se Partizani di si t’ia dalë larg shtëpisë, jo vetëm këtë sezon, por edhe në atë të shkuarin.

Humbja e fundit për të kuqtë në transfertë është kundër Egnatias në muajin prill, në një ndeshje kur u mposhtën me shifrat 2-1. Pas asaj ndeshjeje të kuqtë kanë luajtur edhe pesë transferta të tjera në Superiore, ku kanë fituar katër dhe kanë barazuar me Laçin.

statistikat

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"