Shitja e Milanit në maj? “RedBird” mohon zërat
Shoqëria e investimeve “RedBird Capital” dëshiron të shesë një kuotë të aksioneve të Milanit, klubi italian i futbollit që ka në pronësi që nga viti 2022. Lajmin e raportoi të premten gazeta italiane “La Repubblica”, duke cituar një dokument financiar.“RedBird” mori pronësinë e klubit kuqezi nga fondi amerikan “Elliott”, në një blerje prej 1.2 miliardë euro (1.32 miliardë dollarë). Marrëveshja u financua pjesërisht nga një hua nga “Elliott” me vlerë 560 milionë euro që skadon vitin e ardhshëm, përveç investimit të “RedBird” prej 681 milionë eurosh, shkruhej në artikullin e të përditshmes së njohur italiane. “RedBird” tani po përpiqet të balancojë portofolin e tij, duke shitur deri në 150 milionë euro të kapitalit fillestar të investuar prej 681 milionë me koston bazë, sipas gazetës. Gjithashtu “La Repubblica” citoi një dokument për investitorët e rinj potencialë të përgatitur nga shoqëria amerikane e investimeve “Washington Harbor” në emër të “RedBird”, duke shtuar se dosja ka qarkullon në qarqet financiare ndërkombëtare që nga maji i këtij viti.
SHKAK-PASOJË – Një zëdhënës i “RedBird”, megjithatë, në pasditen e vonë deklaroi për “Reuters” se Xherri Kardinale, themeluesi dhe partneri menaxhues i fondit, nuk e njeh “Uashington Harbor” dhe dokumenti i cituar nga gazeta nuk i atribuohet atij. Nga ana e saj, “Uashington Harbor” nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga “Reuters” mbi këtë raportim mediatik, ndërkohë që spekulimet vazhduan duke u mbështetur mbi faktin se “RedBird” e ka planifikuar këtë lëvizje për të financuar projektin e stadiumit të ri, pasi dukshëm kuqezinjtë kanë vendosur të kenë një impiant privat e të mos vazhdojnë më të luajnë në “San Siro”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"