Shkarkimi i De Rosit nga Roma, presidenca reagon pas 5 ditëve: Kemi respekt, por duam të konkurrojmë për trofe
Shkarkimi i Daniel De Rosit nga Roma ishte mjaft i papritur. Dhe pse kanë kaluar 5 ditë, klubi ka postuar një deklaratë nga Dan dhe Rajan Fridkin që zotërojnë klubin.
Ndër të tjera lënë të kuptohet nga presidenca se nuk kishin besim se De Rosi garantonte trofe.
“Le ta themi këtë, ne kemi respektin maksimal për Daniel dhe besojmë se do të ketë një karrierë të mrekullueshme si trajner. Ndoshta një ditë dhe kthehet te Roma. Vendimi për të ndarë rrugët me te ishte jashtëzakonisht i vështirë, por ne e bëmë me besimin se na jep mundësinë më të mirë për të konkurruar për trofe këtë sezon”, shkruhet ndër të tjera në deklaratën e klubit.
Kujtojmë se aktualisht drejtimin e skuadrës e ka marrë Ivan Juriç. Kontrata e firmosur është e vlefshme deri në përfundimin e këtij sezoni.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"