Shkelën rregullat e klubit dhe nuk u paraqitën në stërvitje, Valbona largon dy titullarë nga skuadra
Valbona e mbylli pjesën e parë të kampionatit pa trajner, ashtu si edhe e nisi. Duke u pozicionuar në vendin e parafundit, Valbona është një nga kandidatët për të zbritur në Kategorinë e Dytë. Tropojanët, në përfundim të gjysmës së parë të kampionatit, nuk mundën të realizonin objektivat e klubit.
Që në fillim të sezonit, atyre u ishin përcaktuar dy objektiva të rëndësishme, renditja në mesin “e artë” të tabelës dhe kalimi i dy tureve në Kupën e Shqipërisë. Por në fund të këtij viti, asnjë prej tyre nuk është realizuar. Drejtuesit jo vetëm që kanë mbetur të pakënaqur nga ky grup lojtarësh, por në merkaton e janarit ata do të kërkojnë një rinovim gati 50% të skuadrës.
Lëvizjet e para sapo kanë nisur dhe fillimisht janë përcaktuar dy largimet e para, Krasniqi e Kovaçi. Drejtuesit nuk janë bërë pengesë për kartonin dhe i kanë lënë të lirë për t’i mundësuar të luajnë me ekipe të tjera. Largimi i tyre vjen pasi dy lojtarët kanë shkelur rregullat e klubit, nuk janë paraqitur në stërvitje.
ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"