Shkëmbehen dokumentet për lojtarin e Çelsit, Veiga pritet sot në Torino

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2025 | 14:34

Shkëmbehen dokumentet për lojtarin e Çelsit, Veiga pritet sot në Torino

Renato Veiga është gjithnjë e më shumë pranë Juventusit. Pasi u përcaktuan kushtet e marrëveshjes, për një huazim të thjeshtë ku totali do të shkojë 4.5 milionë euro, përfshirë këtu pagën dhe komisionet, klubi bardhezi ka bërë edhe shkëmbimin e dokumenteve me Çelsin.

Screenshot 2025-01-25 143404

Kjo është edhe drita e gjelbër për udhëtimin e mbrojtësit drejt Torinos, i cili pritet të zbarkojë ditën e sotme. I lindur në vitin 2003, portugezi u transferua te Çelsi në verë nga Benfika, por deri më tani ka bërë vetëm 18 paraqitje duke realizuar edhe 2 gola e 1 asist.

Blutë besojnë shumë se ai do t’i ndihmojë në të ardhmen dhe për këtë arsye ata e lanë në huazim të thjeshtë. Veiga është një mbrojtës polivalent që mund të mbulojë të gjitha pozicionet, ashtu siç Mota i preferon lojtarët.

Ai mund të aktivizohet si në qendër ashtu edhe në krah. I gjatë 1.9 metra, Veiga është një mbrojtës që të imponohet fizikisht dhe madje shumë i mirë në luftën në ajër. Megjithatë, puna e Xhuntolit për mbrojtjen nuk përfundon këtu. Ëndrra e Tiago Motës është David Hançko, por Fejnordi nuk është dorëzuar ende.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"