Shkëmbi-Daja, dueli i distancës! Ja të përbashkëtat e trajnerëve dhe dy skuadrave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2024 | 8:57

Shkëmbi-Daja, dueli i distancës! Ja të përbashkëtat e trajnerëve dhe dy skuadrave

Bledi Shkëmbi dhe Ilir Daja. Tirana dhe Dinamo ose dualizmi kësaj fundjave. Një dualizëm mes dy trajnerëve, që kanë të përbashkëta, por dhe dy klubeve me më shumë kampionate.MixCollage-15-Oct-2024-08-50-AM-4174Pothuajse gjithmonë, dyshja kanë qenë kundërshtarë dhe asnjëherë bashkë. Dualizmi nisi si lojtar-trajner dhe tani si drejtues skuadrash. Një garë që fillon nga koha e të kuqve me Bledi Shkëmbin titullar, ndërsa Ilir Daja ishte trajneri i Dinamos.

Atë sfidë e fitoi Dinamoja e Dajës dhe jo Partizani i Shkëmbit, që humbi titullin në frymën e fundit. Gjithsesi, dyshja ka plot të ngjashme. Daja në sezonin 2016-2017 pati një aventurë disa javore te Tirana dhe më pas u shkarkua, ndërsa bardheblutë i vunë njollën vetes dhe zbritën në të parën. Bledi Shkëmbi mori Dinamon në sezonin 2021-2022, por edhe ai nuk e mbylli dot kampionatin, ndërkohë që blutë ranë më pas nga kategoria. E përbashkëta e radhës është sërish Dinamo dhe Tirana.

Pak vite më vonë, sfida nëse do ta themi kështu, u kthye sërish në Superiore. Këtë herë në krahë të kundërta. Shkëmbi drejton Tiranën, ndërsa Daja, Dinamon e tij. Një përballje e radhës e dyshes që nuk pati mundësi të ishte bashkë te Skënderbeu i madh, por që tani sfidohen nga pankina. Sfidë e veçantë do të jetë këtë fundjavë me secilin që kërkon të fitojë derbin. Tirana do të luajë në shtëpi me Dinamon, por nëse e keni harruar, blutë janë “viktima” perfekte e bardhebluve gjatë kampionatit të shkuar.

Nga 50 pikë të marra vjet, 10 pikë i janë marrë Dinamos. Skuadra bardheblu barazoi vetëm një herë, ndërsa në tri sfidat e tjera ia ka dalë që të fitojë 3-2. E veçanta është që Tirana në çdo ndeshje ka parë të përmbysë takimin. Shkëmbi e do me shpirt këtë fitore. Një humbje tjetër do të trondiste jo pak gjendjen te bardheblutë, por edhe do të nisnin dilemat e para. Është e qartë se Tirana në këtë moment është e qetë, por një tjetër rezultat “jo” do të komplikonte shumë situatën, pasi kundërshtarët mund të nisnin arratinë.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"