Shkëmbi: Derbi është histori tjetër, gjithçka për të mundur Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2024 | 15:04

Shkëmbi: Derbi është histori tjetër, gjithçka për të mundur Partizanin

Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi vlerësoi pas sfidës me Elbasanin se fitorja dhe humbja ishin shumë pranë. Edhe një herë tjetër, pohoi se skuadra e ka çështje eksperience dhe fati.

shkembi

Deklaroi se skuadra duhet ishte treguar më e matur pas golit të shënuar dhe të menaxhonte mirë gjendjen e të mos futej në aventurë. Shkëmbi pranoi se derbi është një ndeshje që duhet të fitohet për tifozët. Në fund, një vlerësim për Gentian Selmanin, i cili arriti të shpëtonte skuadrën e tij nga humbja.

Shkëmbi, tani me qetësi. Ju keni folur për fatin, por sfidën me Elbasanin, mund ta kishit fituar, por edhe mund ta kishit humbur?
Kjo është e drejtë. Këtë ndeshje mund ta kishim humbur. Në ato që ndodhën është patjetër merita e Selmanit. Më vjen keq për barazimin. Mendoj se sidomos në pjesën e dytë treguam se nuk kënaqeshim me një pikë. Luajtëm gjatë gjithë kohës në gjysmëfushën kundërshtare. Sidomos në pjesën e dytë, bëmë një paraqitje goxha të mirë, por edhe një herë tjetër nuk arritëm të fitonim takimin apo të shënojmë një gol më shumë. Ndoshta problemi ishte në pjesën e parë që pësuam një gol shumë të thjeshtë dhe të shpejtë.

Përse sipas jush, pas një goli të pësuar, skuadra pësoi gjithë atë çoroditje dhe nuk reagoi dot?
Sinqerisht edhe unë nuk mund të jap një përgjigje të saktë. Skuadra m’u duk me më shumë besimse çfarë duhesh. Në disa momente ekipi qarkullonte topin në zona shumë të ngushta, duke i dhënë mundësi kundërshtarit për të na marrë topin. Nëse do të ishim të kujdesshëm te goli dhe do të kalonin disa minuta, mund të bënim më mirë.

Shkëmbi, kjo skuadër shkone pamundur, por edhe pa fitore në derbi. Ju keni fituarme Partizanin derbi, por si mund të fitohet me Tiranën?
Patjetër. Duke e peshuar, derbi do të jetë diçka tjetër dhe kjo nuk diskutohet. Ne do të luajmë për ta fituar. Të paktën në teori dhe çfarë përgatis me skuadrën, kërkojmë fitoren. Më pas ndeshjet në fushë ndryshojnë nga teoria dhe stërvitja. Jo çdo gjë varet nga çfarë përgatit, pasi je i kushtëzuar nga lojtarët dhe kundër shtari. Kemi disa ditë për t’u përgatitur për derbin, por një gjë është e sigurt. Do të bëjmë super maksimumin për ta fituar këtë sfidë, jo vetëm për veten, por edhe për tifozët. Të gjithë e dimë çfarë rëndësie ka derbi për popullin bardheblu.

Një kampionat që mund të fitosh me Vllazninë që është e para, por je pas në pikë. Ekipe të njëjta dhe kampionat i ekuilibruar. Jeni i këtij mendimi?
Shumë kampionat i ekuilibruar. Dhe këtë nuk e shoh jo vetëm nga rezultatet, por edhe nga mënyra e lojës. Nga niveli i skuadrave që janë të gjitha të ekuilibruara dhe të gjitha pothuajse aty-aty dhe në fund do të jetë i suksesshëm ai që do të gabojë më pak.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"