Shkëndija humb kreun, spikasin fitoret e Shkupit dhe Strugës. Mësoni rezultatet dhe renditjen në Maqedoninë e Veriut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2024 | 17:15

Shkëndija humb kreun, spikasin fitoret e Shkupit dhe Strugës. Mësoni rezultatet dhe renditjen në Maqedoninë e Veriut

Kampionati në Maqedoninë e Veriut ka luajtur javën e 9-të të saj. Rabotnicki ku kapiten është Egzon Belica, mori kreun e klasifikimit pasi fitoi 0-2 përballë Voska Sport.

k

Shkëndija zbriti në vendin e dytë, ndërsa nuk arriti më shumë se barazimi pa gola ndaj Sileksit. Te fitoret u kthyen Struga dhe Shkupi, respektivisht përballë Vardarit dhe Brera Strumicës.

Dy ekipet e tjera shqiptare, Gostivari dhe Besa 1976, e mbyllën takimin në paqe. Barazim pa gola që u jep nga 1 pikë të dyja skuadrave.

Renditja pas 9 javësh:

nn

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"