Shkon në 8 numri i lojtarëve, dëmtimet sakatojnë ‘Los Blancos’

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2024 | 13:20

Shkon në 8 numri i lojtarëve, dëmtimet sakatojnë ‘Los Blancos’

Virusi i FIFA-s, siç e kanë pagëzuar në Spanjë ka goditur sërish Realin e Madridit. Dëmtimi i Militaos ka shkaktuar zemërim në Madrid, i cili sheh se pushim pas pushimi, pasi lojtarët e tij largohen në gjendje perfekte me ekipet e tyre kombëtare, kthehen të dëmtuar.

sdsadsadsadsadsad

Është diçka që u ndodh të gjitha klubeve, por “los blancos” prej disa kohësh po luftojnë me FIFA-n dhe UEFA-n për t’i dhënë fund një situate që nga këndvështrimi i tyre nuk ka kuptim.

“Nëse dëmtimi i Militaos është më pak i rëndë se sa duket (parashikohet dy javë jashtë), ne shpresojmë të jemi në gjendje ta rikuperojmë atë në mënyrë perfekte në mënyrë që ekipi i tij kombëtar ta kthejë atë në gjendje të mirë saktësisht brenda një muaji” vunë në dukje në Madrid, pak orë pasi mësuan se Militao po kthehej në Spanjë me një dëmtim muskulor.

Dëmtimi i Militaos i bashkohet atyre të Alaba, Bellingam, Tçuameni, Mendi, Kamavinga dhe Sebajos, përveç pasigurisë së Vajehos që ka kaluar të gjithë sezonin midis infermierisë dhe fushave të stërvitjes. Tetë lojtarë jashtë fushës para se klubi i bardhë të nis një tur ferri me shtatë ndeshje në vetëm 20 ditë, sapo të mbyllen impenjimet e ekipeve kombëtare.

Reali shpreson të rikuperojë disa nga këta lojtarë për ndeshjen kundër Sociedadit, por në Madrid i druhen ndeshjeve të ekipeve kombëtare mos ato prodhojnë ndonjë tjetër dëmtim të padëshiruar. Për Sociedadin pritet që së paku të rikuperohen Tçuameni dhe Mendi.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"