Shorti i Ligës së Kombeve, De La Fuente: Holanda e vështirë, tifozët të karikuar për triumfin
Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente ka thënë se Holanda është një rival shumë i fortë, por ka besim se mund të kalojë në raundin e ardhshëm të fazës finale.“Në këtë fazë të kompeticionit, të gjitha skuadrat janë të forta. Është një rival me të cilin nuk luajmë prej kohësh dhe ka futbollistë të shkëlqyer. Ata kanë bërë një Europian të mirë”, tha fillimisht De La Fuente. Ai ka besim që formacioni i tij mund të shkojë deri në fund.
“Fakti që do të luajmë në shtëpi në ndeshjen e dytë është i rëndësishëm. Ndoshta mund të na shërbejë për të korrigjuar ndonjë gabim që kemi bërë në ndeshjen e parë. Tifozët janë të karikuar, ashtu siç jemi edhe ne. Do të përpiqemi që të lëmë gjurmë pozitive në këtë kompeticion, ashtu siç kemi bërë deri tani. Është një titull i rëndësishëm, por edhe i vështirë për t’u fituar”, përfundoi ai.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"