Shpalli kampion Partizanin, Kolela merr vendin e ish-it të Njukasëllit/ Italiani bëhet trajner i Jankut & CO

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2024 | 23:07

Shpalli kampion Partizanin, Kolela merr vendin e ish-it të Njukasëllit/ Italiani bëhet trajner i Jankut & CO

Ish-trajneri kampion i Partizanit, Xhovani Kolela, do të vijojë karrierën te Feronikeli në elitën e futbollit kosovar. Tekniku italian do të pasojë ish-futbollistin e Njukasëllit, Shefki Kuqi, i cili u largua nga drejtimi i skuadrës për rezultate të dobëta, teksa drejtuesit kanë vendosur t’i besojnë stolin Kolelës. 

KOLELA

Mediat kosovare, bëjnë me dije se 58-vjeçari italian ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare me klubin nga Drenasi dhe ka filluar menjëherë projektin serioz për rimëkëmbje.  

Të hënën ekipi do të udhëtoj në Gjermani për përgatitje 10 ditore. Periudhën 2 javore të pushimit të kampionatit, trajneri Kolela do ta shfrytëzoj për ta njohur ekipin dhe për ta përgatitur. 

Feronikel

Vlen të theksohet fakti se pjesë e Feronikelit janë edhe ish-futbollistët e Superiores, Stivian Janku, Lapidar Lladrovci, David Gjinollari, Florent Avdyli dhe Suad Sahiti.  

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"