Shpërthejnë golat në Kategorinë e Tretë, 11 në 2 ndeshje (REZULTATET DHE RENDITJA)
Janë luajtur dy ndeshje të tjera të javës së 2-të për Kategorinë e Tretë.
Klosi mundi 2-0 Çermën. Goli i parë erdhi që në sekondat e para.
Kurti merr një top nga qendra dhe shpërthen brenda zonës, teksa ka goditur fuqishëm dhe ka tundur rrjetën.
Edhe pse kryen volum të madh loje, lushnjarët nuk e rrezikuan portën e matjanëve.
Ndërkohë që në të 32-ën ishte Deda që i dha një top të artë Domës, që me kokë nuk fali. Pjesa tjetër e lojës pati raste, por jo gola.
Ndeshja Drini-Këlcyra ishte spektakolare, ndërsa u mbyll në shifrat 4-5. Miqtë gjetën avantazhin me Koxhën me penallti që në të 4-ën, ndërsa Mejdani barazoi 6 minuta më pas.
Loja vazhdon të jetë e hapur dhe gjirokastriti Boni, kalon sërish këlcyriotët në epërsi. Dy minuta më pas, po ky lojtar trefishon nga pika e bardhë.
Drini nuk dorëzohet dhe mendon Ruci që shkurton shifrat në 3-2.
Por Kazma do t’i çojë skuadrat në pushim me një tjetër gol. E dyta sjell të 5-in nga afrikani Kalu.
Drini ka shënuar dhe dy gola të tjerë me anë të Xhutit e Mejdanit që plotëson dopietë, duke vulosur shifrat 5-4 për Këlcyrën.
A. DUSHKU – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"