Shpërthen mesfushori i Sitit: Derbin e luajtëm si U-15, morëm atë që merituam

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2024 | 14:49

Shpërthen mesfushori i Sitit: Derbin e luajtëm si U-15, morëm atë që merituam

Mesfushori i Mançester Sitit, Bernardo Silva, ofroi një vlerësim të ashpër për kolapsin e fundit të ekipit të tij, duke pretenduar se skuadra e Pep Guardiolës luajti si një ekip nën-15 vjeçar, pasi shpërdoroi avantazhin 1-0, duke humbur ndaj Mançester Junajtid.silvaSiti ishte në epërsi deri në minutën e 87- të, falë goditjes me kokë të pjesës së parë të Joshko Gvardiolit. Por kampionët që janë në një krizë të paprecedentë në epokën e Guardiolës kanë qenë tepër të brishtë kohët e fundit dhe ata e panë atë të ekspozuar edhe një herë në rastin e penalltisë së Bruno Fernandeshit dhe golit të përmbysjes në minutën e 90- të nga Amad Dialo. “Ne e merituam atë që ndodhi”, tha Silva pas humbjes.

“Në këtë nivel, një ose dy ndeshje janë të pafata. Nuk mund të themi se ky është me fat apo i pafat. Kur bëhet fjalë për 10 ndeshje nuk ka të bëjë me këtë. Minuta e 87-të në një derbi, duke fituar 1-0 dhe këndorja jonë përfundon me penallti për ta. Nëse marrim këto vendime idiote me tre ose katër minuta nga fundi, ju meritoni ta paguani këtë. Duke parë ndeshjen, mendoj se ishte vetëm një ekip që mund ta fitonte ndeshjen, por në fund ne humbëm”, tha portugezi.

Që nga 1 nëntori, asnjë skuadër në Premier Ligë nuk ka grumbulluar më pak pikë për ndeshje se Mançester Siti dhe kjo statistikë është arsyeja pse Silva këmbëngul se lojtarët nuk mund të ndjejnë keqardhje për veten e tyre.

“Nuk është një ndeshje, janë shumë ndeshje kohët e fundit”, shtoi ai.

“Duhet të shikojmë veten. Mund të thuash oh, është pak e pafat, jo. Janë vendimet që merrni. Sot në minutën e fundit luajtëm si U-15. Ne nuk duam që gabimet të ndodhin. Është pak zhgënjyese, sepse nëse shikoni ndeshjen deri në minutën e 86-të, ishte vetëm një ekip që mund ta fitonte atë. Pastaj nga një goditje nga këndi për Mançester Sitin, ju lini një qendërmbrojtës, Ruben qëndroi, por ne përfundojmë me topin te portieri ynë. Nuk ka asnjë justifikim për këtë”.

Silva i zemëruar vazhdoi: “Kur ndodh në 10 ndeshje, ne duhet të shikojmë veten dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë më mirë. Duhet të ketë komunikim që ne të luajmë shkurt ose ta mbajmë topin në kënd ose diçka tjetër. Të paktën nëse topi përfundon me një nga mesfushorët tanë, thjesht nxirreni topin jashtë, mos e vendosni veten nën presion. Nuk është vetëm pasimi nga Mateus te portieri. Është gjithçka, si përfundon topi nga Ruben Diaz te Nunjesh dhe Kajl. Ne duhet të bëjmë më mirë. Duhet të bëhesh më me përvojë, më i zgjuar dhe të jesh në këtë nivel edhe nëse je më i mirë se kundërshtari. Ju e meritoni ta humbni ndeshjen. Është krejt normale që ne nuk jemi shumë të lumtur për momentin. Jo vetëm këtë ndeshje, por muajin e fundit. Ne duhet të bëjmë më mirë individualisht dhe kolektivisht, sepse nuk janë standardet e Mançester Sitit. Rezultati e lë Sitin të pestin, nëntë pikë prapa kryesuesve të Liverpulit, të cilët kanë luajtur një ndeshje më pak.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"