Shpjegohen mangësitë/ Teo Hernandez dhe Leao nuk janë, Milani kërkon lider të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2024 | 23:45

Shpjegohen mangësitë/ Teo Hernandez dhe Leao nuk janë, Milani kërkon lider të ri

Një sulmues 50 milionësh. Një mbrojtës i djathtë. Një anësor sulmues që sakrifikon veten. Po sikur mungesa më e madhe në skuadrën e Milanit të ishte një lider? Një lojtar karizmatik, me vlera dhe jo vlerë, dikush që flet me shokët e skuadrës, zbaton rregullat dhe thotë fjalën e duhur në kohën e duhur.

morata

Liderë të së shkuarës – Milani ka një të kaluar kaq fisnike, në të gjitha nivelet, saqë ne përfundojmë gjithmonë duke bërë krahasime me grupin e Barezit, Maldinit, Kostakurtës, Gulit, Ancelotti dhe nuk ka nevojë të shtojmë të tjerë pasi të gjithë e kuptojmë që krahasimi është i paligjshëm, nuk ka kuptim. Milani, dy herë kampion i Europës me Ançelotin, kishte akoma Maldinin dhe Kostakurtën, plus Nestën, Sedorfin, Gatuzon, Ambrozinin, Kaladzen dhe kampionë të tjerë. Edhe këtu, vite të tjera e një tjetër Milan.

Krahasimet me 15 vitet e fundit kanë më shumë kuptim. Milani fitues i titullit me Alegrin kishte Gatuzo, Seeorf, Nesta, Van Bomel, Ambrozini, Ibrahimoviç dhe Pirlon: ishte e pamundur që ai grup të dilte nga shinat. Milani i skudetos numër 19 është shumë më njerëzor: një grup i veçantë, i cili jetonte në harmoni dhe entuziazëm, me shtylla si Ibra, Kjaer dhe Zhiru për ta mbështetur.

KUSH FLET PËR TË GJITHË? – Dy nga të tre të sipërpërmendurit nuk janë më, tjetri është menaxher dhe kështu lidershipi në Milano duhet të rindërtohet? Duke parë dhomën e zhveshjes, ka njëfarë sigurie. Menja është lider, edhe pse ka karakter të veçantë: shumë i fokusuar në punën e tij, karizmatik por edhe pak grindavec çka nuk e bën të lehtë për t’u menaxhuar. Tomori është një referencë e zëshme, sidomos në fushë: flet shumë, nxit, dëgjohet por nuk ka autoritetin e qendërmbrojtësve të mëdhenj të Milanit, nga Barezi te Maldini dhe Nesta.

Guida të tjera: Kalabria është kapiten, por nuk po përjeton momentin më të mirë, Florenci është i rëndësishëm për krijimin e një klime të qetë, por fatkeqësisht ai do të jetë jashtë fushës për një kohë të gjatë. Pulisiç është inteligjent dhe serioz, por erdhi vetëm një vit më parë e nuk mund t’i kërkohet të imponohet mbi shokët.

Dhe më pas, njeriu më i rëndësishëm mund të bëhet Alvaro Morata, i cili ka banuar në dhomat e zhveshjes së Spanjës, Realit të Madridit, Juves, Atletikos së Madridit, Çelsit dhe sapo ka fituar një kampionat evropian si kapiten. Nuk është rastësi që në ditën e parë, pas Milan-Torino, ai foli si lider: “Duhet të bëjmë një hap më tej mendërisht. Duhet punuar shumë, të bëhen më shumë faulle dhe të jemi një ekip më i ashpër”.

TEO DHE LEAO – Ajo punë duhet bërë ende dhe rasti i pushimit larg shokëve në ndeshjen kundër Lacios e ka komplikuar tmerrësisht javën.

Reagimi i Teos dhe Leaos është i habitshëm, sepse në moshën 26 dhe 25 vjeç, ata do të kishin moshën dhe përvojën në Milan për t’u bërë liderët e grupit, por në vend të kësaj janë në qendër të problemeve dhe e kanë nisur keq me trajnerin e ri. Të shikosh anën e mirë nuk është e pamundur: në një situatë si kjo, ka vend që liderët e rinj të tregojnë veten e tyre. Reijnders, Fofana, Abraham, Pulisiç: nëse kanë diçka për të thënë, duhet të ngrenë zërin. O tani, o kurrë!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"