“Shpresoj që me Dajën të përsërisim historinë e bukur të Skënderbeut”, Bruno Dita: Dinamo synon titullin, Egnatia është ekipi për t’u mundur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2024 | 18:06

“Shpresoj që me Dajën të përsërisim historinë e bukur të Skënderbeut”, Bruno Dita: Dinamo synon titullin, Egnatia është ekipi për t’u mundur

Kapiteni i Dinamos, Bruno Dita, në një intervistë për Sport News në News 24  u shpreh se skuadra i ka të gjitha mundësitë që të bëjë gjëra të mëdha këtë edicion. Në bisedën e bërë me gazetaren Trevisa Tufa, 31-vjeçari nuk hezitoi të fliste edhe për aspektin personal.

fu

Pas largimit nga Shqipëria për shumë vite të gjithë të prisnin në kryeqytet, por nuk zgjodhet as Tiranën e as Partizanin, skuadra që në periudha të ndryshme shfaqën, pse Dinamon? Çfarë të bindi?

Kam patur oferta nga shumë klube këtu në Shqipëri. Zgjodha Dinamon, kam dalë vetë nga shkolla e këtij klubi. Ashtu ishte dëshira e Presidentit. Besoj se do të bëjmë një gjë të madhe. Zgjodha këtë ekip pasi jam dinamovit i vjetër.

Mos e kishit bërë më fjalë me Ilir Dajën, për t’u bashkuar te Dinamo…

Me thënë të drejtën, jo. Na janë bashkuar rrugët në disa klube, por jo. Kur firmosa me Dinamon, Ilir Daja ishte ende te Ballkani, nuk ishte bërë asgjë zyrtare.

Me Ilir Dajën bëtë historinë në Evropë me Skënderbeun, a mund të përsëritet më, e ke disktuar ndonjë herë me Dajën këtë pjesë?

Për momentin nuk e kemi fol akoma me trajnerin. Shpresojmë, dëshira e Presidentit është që të bëjmë diçka të madhe. Jemi në rrugën e duhur, edhe pse është fillimi i sezonit. Shpresoj që ajo histori e bukur me Skënderbeun të përsëritet edhe këtu me Dinamon.

Çfarë synoni me Dinamon këtë sezon, cili është objektivi?

Grupi është i mirë. Grupi është i ndërthurur mes lojtarëve me përvojë dhe talenteve. Mendoj se kemi ekip të mirë, minimumi të kapim katërshen. Pastaj janë ndeshje teke, nuk i dihet, titulli është objektiv i Dinamos.

Kë shihni si rivalin kryesor Dita? Cili është ekipi më i kompletuar?

Egnatia është si ekipi kampion për t’u mundur. Vllaznia ka një ekip të mirë. Deri diku Partizani dhe normalisht, ne Dinamo.

Ndeshja mes Dinamos dhe Partizanit ka qenë më e mira e luajtur në Superiore…

Edhe ata që ishin në stadium, thanë që kishe qef me e pa. Rezultati 2-2 ishte i drejtë.

Nga 11 pikë të Dinamos, 10 i keni marrë në limite, në kohën shtesë, po quhet zona Dinamo, fat, apo karakter?

Do thosha të dyja. Edhe nëse tenton, apo nëse ke karakter, të duhet edhe fati në momente të caktuara.

Këtë javë prisni Laçin, është kjo ndeshje për t’u çliruar, për të bindur, apo sërish me zemër në dorë deri në fund?

Shpresoj që të zgjidhim ndeshjen sa më parë.

Në planin personal, çfarë objektivash ka Bruno Dita?

Të jap maksimumin për Dinamon dhe të arrij objektivat e klubit.

Çfarë do të thotë të mbash shiritin e kapitenit?

Do të thotë shumë, është përgjegjësi e madhe. E mbaj mend edhe Dinamon e viteve të arta, kujtoj edhe kapitenët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"