“Shqipëria tregoi forcën në pjesën e dytë”, trajneri i Ukrainës pas suksesit në Tiranë: Kishim një grup me skuadra të nivelit të lartë
Trajneri i Ukrainës, Sergei Rebrov, deklaroi pas fitores 2-1 në Tiranë ndaj Shqipërisë se ishte i lumtur për arritën e play-off. Ai theksoi gjithashtu se kishte qenë një luftë shumë e vështirë në grupin B1.
“Në këto nivele nuk mund të fitosh qetësisht. Ishte një ndeshje në transfertë shumë e vështirë. Është edhe më e vështirë kur luan pas dy ditësh të një ndeshje të vështirë në një fushë të vështirë si e Gjeorgjisë. Çdo ndeshje e Ukrainës është shumë e vështirë.
Ne kishim një grup shumë të vështirë, të gjitha ishin skuadra që luanin në Europian. U jam mirënjohës lojtarëve që na çuan deri në play-off. Ishte shumë e vështirë. Ekipi shqiptar me mbështetjen e tifozëve, tregoi forcën e vet në pjesën e dytë. Ishte shumë e mirë që ne ia dolëm të ruanim këtë rezultat.
A ishim të frikësuar nga një përmbysje? Ne nuk kem nevojë të frikësohemi, ne duhet të reagojmë, Ne bëmë disa zëvendësime, e kuptuam që është shumë e vështirë të luash në Tiranë me këtë lloj mbështetje nga tifozët. Shqipëria është një skuadër e fortë, e cila u paraqit shumë mirë në Europian, ne u përgatitëm për këtë skuadër, për ndeshjen sot, rezultati ishte shumë i rëndësishëm.
Ne kishim një grup shumë të ekuilibruar, të gjitha skuadrat ishin të nivelit të lartë. Kjo është arsyeja pse lufta zgjati deri në ndeshjen e fundit. Nuk mendoj se të gjitha dështimet tona erdhën nga një ndeshje e veçantë. Ishte një luftë e barabartë, edhe ndeshja e parë ndaj Shqipërisë. Si ne, ashtu edhe kundërshtarët kishin momentet e tyre. Ishte shumë e rëndësishme që sot djemtë dolën në fushë në këtë ndeshje vendimtare në një mënyrë tjetër dhe treguam forcën tonë”, tha Rebrov pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"