Shqipëria U-17 arrin fitore prestigji ndaj Malit të Zi, asnjë shpresë për raundin Elitë të kualifikuesve europiane
Kombëtarja shqiptare e grupmoshës U-17, më në fund ka arritur që ta shijojë fitoren e parë në grupin kualifikues europian. Kuqezinjtë e trajnerit Ardi Behari kanë dominuar ndaj bashkëmoshatarëve nga Mali i Zi, duke e fituar takimin në shifrat 2-0.
Shqipëria U-17 ndodhet në Grupin 5 së bashku me Portugalinë, Republikën Çeke dhe Malin e Zi. Edhe pse skuadra e Beharit arriti të fitojë sot ndaj malazezëve, sërish mbetet e eliminuar dhe pa shpresë për të shkuar në raundin Elite. Kuqezinjtë sot shënuan nga një gol për pjesë, ku në minutën e 19-të shënoj Gecaj dhe me shifrat 1-0 u mbyll pjesa e dytë.
Edhe pjesa e dytë foli për kuqezinjtë, që në minutën e 72-të dyfishuan me Gjylën. Malazezët e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë, pasi në minutën e 76-të Barjaktaroviç u ndëshkua me karton të kuq. Shqipëria U-17 i mbyll këto eliminatore me 3 pikë, në vendin e tretë, duke lënë prapa malazezët me 0 pikë. Edhe pse ndodhet e treta, Shqipëria nuk ka asnjë mundësi që të hyjë në llogaritë e skuadrave të treta më të mira, pasi nuk ka marrë asnjë pikë ndaj dy vendeve të para, Portugalisë dhe Çekisë.
SHQIPËRI U-17 – MALI I ZI U-17 2-0
Gecaj 20′, Gjyla 72′
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"