Shqipëria U-21 vijon përgatitjet, trajneri Bushi fton mesfushorin e Dinamos për sfidat me Malin e Zi dhe Lihtenshtejnin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2024 | 12:28

Shqipëria U-21 vijon përgatitjet, trajneri Bushi fton mesfushorin e Dinamos për sfidat me Malin e Zi dhe Lihtenshtejnin

Shqipëria U-21 po përgatitet në kuadër të sfidës kualifikuese të “EURO 2025” ndaj Malit të Zi dhe miqësores me Lihtenshtejnin.

qefalija

Departamenti i Komunikimi në FSHF bën me dije se trajneri Alban Bushi ka vendosur që me grupin të bashkohet edhe Klevi Qefalija, i cili do të zëvendësojë mesfushorin e  Lokomotiva Zagreb, Feta Fetai, që u largua nga grumbullimi për shkak të një dëmtimi.

Grupi ka kryer stërvitje intensive nën urdhrat e trajnerit Alban Bushi dhe të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë. Ditën e nesërme ekipi do të udhëtojë drejt Podgoricës, aty ku do të luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Malit të Zi U-21, e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2025” më datë 7 qershor në orën 20:00, në stadiumin “DG Arena”.

Ndeshja miqësore me Lihtenshtejnin do të zhvillohet më datë 11 qershor në orën 19:00, në stadiumin “Niko Dovana”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"