Shqiptari i parë tek Arsenali/ Situata absurde me Maldin Kaçurri, nuk thirret prej 1 vit nga kuqezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2024 | 20:18

Shqiptari i parë tek Arsenali/ Situata absurde me Maldin Kaçurri, nuk thirret prej 1 vit nga kuqezinjtë

Kombëtarja shqiptare ndër vite nuk ka pasur asnjë futbollist i cili ka luajtur për Arsenalin. Maldin Kaçurri, me debutimin e tij, bëhet lojtari i parë që ka veshur fanellën e “Topçinjve”.

Kaçurri në debutim tek Arsenali

Kaçurri në debutim tek Arsenali

Më herët, tek Arsenali ka lënë gjurmë edhe Granit Xhaka me Shkodran Mustafin, dy shqiptarë me origjinë, por që kanë përfaqësuar Zvicrën në rastin e mesfushorit dhe Gjermaninë në rastin e mbrojtësit. Ndërkohë, Kaçurri, bëhet shqiptari i parë i Kombëtares kuqezi i cili zbret në fushë për Arsenalin.

Ndërkohë, paradoksi me Maldin Kaçurrin është që prej një viti ai nuk grumbullohet nga Kombëtarja U-21 apo U-19. Fillimisht rrugëtimi i Kaçurrit nisi me Shqipërinë U-17, ku në maj të 2021-it ai u thirr për dy ndeshje miqësore, ku trajneri Ervin Bulku në atë kohë, e aktivizoi si zëvendësues, 33 minuta në ndeshjen e parë dhe 10 minuta në të dytën.

Pas dy vitesh mungesë, Maldini rikthehet sërish në Kombëtaren U-19, ku nga qershori deri në tetor, luajti 5 ndeshje, dy nga të cilat titullar dhe tri të tjerat në pjesën e dytë. Ky ishte rrugëtimi i mbrojtësit, i cili aktivizimin e fundit e ka më 17 tetor të vitit të kaluar. Duke parë rritjen e tij tek akademia e Arsenalit dhe atë që ka arritur këto javë, duket e pakuptueshme se pse Kaçurri nuk është thirrur prej një viti në ekipet kombëtare, qoftë ai U-21 dhe ai U-19.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"