Shtatë të huaj në fushë/ Rregulli i ri ndryshon edhe merkaton e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 18, 2024 | 20:23

Shtatë të huaj në fushë/ Rregulli i ri ndryshon edhe merkaton e Partizanit

Pas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, nga janari skuadrat e Kategorisë Superiore do të kenë mundësinë të kenë njëkohësisht në fushë tani 7 të huaj.

partizani

Ky tavan i ri i numrit të lojtarëve të huaj pritet të ndikojë direkt edhe në merkaton e janarit. Në këtë mes nuk përbën përjashtim as Partizani, për të cilin gazeta mëson se e ka përqendruar të gjithë vëmendjen në merkaton e lojtarëve të huaj.

Do të jetë pikërisht ky tregu ku do të përqendrohen drejtuesit e kuq. Aktualisht kërkimet janë përqendruar për të plotësuar skuadrën në krahët e mbrojtjes. Në vijim do të ndiqet edhe situata në mesfushë, ku do të kërkohet një lojtar, që do të duhet të zëvendësojë Rrapajn.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"