“Shterpësia” tek Egnatia, tjetër javë e thatë për sulmin e rrogozhinasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2024 | 22:48

“Shterpësia” tek Egnatia, tjetër javë e thatë për sulmin e rrogozhinasve

Sulmuesit e Egnatias kanë bërë “pushim” edhe javën e 14-të, duke mos shënuar asnjë gol. Rrogozhinasit ia dolën të fitojnë në fushën e Bylisit me golat e dy mesfushorëve Zejnullai dhe Ujka. Bakajoko, i cili ka zënë vend në majën e sulmit pas rikthimit nga dëmtimi, ende nuk e ka gjetur golin e parë me fanellën e kampionëve në fuqi.

egnatia

Ai ka luajtur 4 ndeshje si titullar dhe 1 si zëvendësues, ndërsa në Ballsh kontribuoi vetëm me fitimin e penalltisë që zhbllokoi rezultatin. Jahaja, një sulmues i ri, edhe pse është aktivizuar në 10 ndeshje nga trajneri Tetova, nuk ka shënuar ende, ashtu si dhe Kasa. Vuthaj, i larguar tashmë nga skuadra rrogozhinase, ka shënuar 2 gola, ndërsa sulmuesi tjetër, Xhoel, ka shënuar vetëm 1 gol.

Me siguri drejtuesit e Egnatias kanë filluar të kërkojnë që tani për një lojtar cilësor, në mënyrë që të zgjidhin problemin e sulmit në merkaton e janarit. Me sulmuesit aktualë do ta kenë jo pak të vështirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"