Postuar: Janar 16, 2025 | 14:10
Shtyhet ndeshja e Flamurtarit, vendoset axhenda e re në Kategorinë e Parë
Ndeshja mes Pogradecit dhe Flamurtarit është shtyrë për ditën e hënë, më 20 janar në stadiumin Gjorgji Kyçyku. Shkak për vendim janë bërë kushtet atmosferike dhe dëbora e rënë në Pogradec.
Ky takim ishte programuar për të shtunën, më datë 18 janar, kështu tashmë ka tjetër axhendë.
Për shkak të kushteve atmosferike dhe dëbores së rënë në Pogradec, ndeshja KF Pogradeci vs Flamurtari F.C e programuar për tu zhvilluar ditën e shtunë datë 18/01/2025 është ndryshuar dhe do të zhvillohet ditën e hënë datë 20/01/2025”, shkruhet në njoftimin e Flamurtarit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"