Shumë dëmtime dhe rrotacion, si Inzagi ringriti murin në mbrojtjen e Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2024 | 23:47

Shumë dëmtime dhe rrotacion, si Inzagi ringriti murin në mbrojtjen e Interit

Koleksioni vjeshtëdimër funksionon. Që kur vjeshta shkundi pemët, muri i Interit është rikthyer të jetë solid. Pas 4 golave të pësuar nga Juventusi në fundin e tetorit, më vonë zikaltrit kanë pësuar vetëm 3 gola si në kampionat dhe Champions duke mbajtur portën të paprekur në 8 ndeshje.

INZAGIII

SOLIDITET

Inzagi ka sistemuar mbrojtjen dhe ka punuar për të ringritur murin edhe pse moti ka qenë i ftohtë. Zomer ka marrë në duar prapavijën e tij duke e orientuar ashtu siç duhet, pas një periudhe ku iu desh të nxirrte shumë topa nga rrjeta e tij.

Në 9 javët e para të kampionatit, Interi pësoi 13 gola, ndërsa në 8 ndeshjet e fundit vetëm 2 gola (Parma dhe Napoli). Ia ka dalë që të ruajë fortesën në sfidat kundër Empolit, Venecias, Veronës, Lacios dhe Komos, pa llogaritur Udinezen në Kupën e Italisë dhe 2 ndeshjet në Champions ndaj Arsenalit dhe Lajpcigut. Edhe goditjet e pësuara në kuadrat kanë pësuar një rënie në 0.9 për ndeshje.

RROTACION

Sekreti i murit të ringritur është edhe në menaxhimin e rrotacionit. Në 2 muajt e fundit, Inzagi është përballur me dëmtimet e lojtarëve titullarë si Açerbi dhe Pavar, por niveli ka qëndruar i lartë. Bisek tashmë është një titullar fiks, aq sa ndaj Udinezes luajti edhe në qendrën e mbrojtjes me tre. Ndërsa Karlos Augusto përveçse ka bërë mirë në mbrojtje është shndërruar në një goleador si ndaj Lacios dhe Komos. Bastoni për numrat është mbrojtësi më i mirë në Europë në aspektin sulmues.

Nëse flasim për prekjet e topave në tre të katërtat e fushës, për rastet e krijuara, pasime të gjata të sakta dhe progrese të krijuara. Kundër Komos luajti në qendër pas 2 vitesh e gjysmë nga hera e fundit. E mbylli me 104 topa të prekur dhe 84 pasime të sakta. Asnjë lojtar si ai.

Por tani nuk është risi. Edhe ai sigurisht që ka një peshë të rëndësishme në arritjen e soliditetit, nisur nga fakti që është titullari i vetëm nga tre lojtarët që nuk e ka tradhtuar Inzagin në këtë periudhë të vështirë dhe thuajse gjithmonë ka luajtur si titullar. Interi në fakt ka bërë mirë edhe si skuadër, ku dy sulmuesit po ndihmojnë shumë në thyerjen e aksioneve të rivalit.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"