Shumë rikthime te kuqblutë, Qarri është mungesa e madhe kundër Tiranës
Vllaznia e mbylli vitin e kaluar mes problemesh, ku në ndeshjen e fundit me Partizanin kishte thuajse me një skuadër të tërë të dëmtuar.
Për ndeshjen e sotme trajneri Tomas Brdariç ka rikuperuar pjesën më të madhe të tyre dhe grupi është thuajse i kompletuar. Mungesa e vetme dhe e rëndësishme është ajo e portierit titullar, Kristi Qarri, i cili pritet të kthehet javën tjetër.
Trajneri gjerman ka “luksin” të zgjedhë më të mirët për ndeshjen e sotme me Tiranën, para së cilës ka pasur edhe ndonjë dilemë. Formacioni i Vllaznisë do të nisë me 19-vjeçarin Jukaj, që merr vendin e Qarrit në portën kuqeblu. Në mbrojtje rikthehen titullarë Gurishtë në të djathtë dhe Jago në të majtë. Në qendër i sigurt duket Stojanoviç, me serbin që duhet të presë të mësojë se cili do të jetë partneri i tij mes Bajramit dhe Juriçit që janë në balotazh.
Në mesfushë, pas disa ndeshjesh, do të luajë në pozicionin e tij natyral Ardit Krymi. Një vend titullari duket se ka edhe për Salën në këtë repart, ndërsa dilema është për lojtarin e tretë të mesfushës, që do të jetë njëri mes Kahrimanoviçit dhe Deliut.
Kroati duket disi më i favorizuar ndaj ish-mesfushorit bardheblu. Për repartin e avancuar nuk ka aspak dyshime. Kapiteni Bekim Balaj do të mbështetet edhe sot nga Dodaj dhe Mala, ashtu si në pjesën më të madhe të ndeshjeve të këtij kampionati. Në stol nuk mungojnë alternativat për trajnerin Brdariç, me emra si Qato, Gruda, Çoba e të tjerë.PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"