“Shuplakë” Shkumbinit, Luzi kualifikohet për në turin e dytë të Kupës
Luzi ka bindur në Kupë, teksa mposhti pastër 5-0 Shkumbinin. Duhet theksuar se peqinasit luajtën me ekipin rezervë, po ashtu edhe Luzi, ku vetëm Xhika ishte nga titullarët. Luznjakët u treguan pragmatistë e të saktë në momentet që iu paraqitën, duke mos falur.
Ndeshja nis në një ambient krejtësisht miqësor, teksa kujtojmë se trajnerët Pashja e Gjata janë peqinas. Minutat e para janë të barabarta, por vendësit kalojnë në avantazh në të nëntën me një autogol të Metës. Në minutën 36-të Luzi dyfishon me Xhikën, i cili shënon nga pika e bardhë. Në shifrat 2-0 u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Shkumbini më shumë ishte i interesuar për të testuar lojtarët e rinj.
Kjo bëri që Luzi të bëjë diferencat me lojtarët e stolit duke thelluar në 3-0 me Morinën, nga një goditje fantastike në hyrje të zonës. Nuk ka më histori, pasi Luzi gjen dhe golin e 4-t me Hasën dhe në të 85-ën Morinën me kokë dërgon shifrat 5-0 dhe kualifikohen pa probleme. Në turin e dytë Luzi luan ndaj Bylisit.
LUZI 2008 – SHKUMBINI 5-0
GOLAT: Meta 9’ (aut), Xhika 36’(11-m), Morina 79’, 85’, Hasa 81’
LUZI: Mati, Rucaj, Topalli, Xhika (E. Goga 46’), Çeliku (Osma 46’), Azizaj (Jakupi 46’), Laho, Longcat, Zeneli(H. Balla 56’), Hasa, Jakubu (Morina 46’). (Në dispozicion: Rrushi, Bali, Thana, Hidri). Trajner: Lorenc Pashja
SHKUMBINI: Palemekue, Shega, Rodriguez (Zegaro 47’), Meta, Daja, Llacja (Kullolli 57’), Tafa, Egango(Caka 47’), Keitaro, Hasani (Teikseira 47’), Dhjari (Meçja 60’). (Në dispozicion: Mustafaj, Saliu, Lamtej, Sulkja) Trajner: A. Suta
Kartonë të verdhë: Longcat 12’, Meta 42’, Tafa 72’
Gjyqtarë: K. Qendraj, E. Pulaj, D. Harulla (Vlorë)
Vëzhgues: Kridens Meta (Tiranë)
Delegat: Justin Bespalla(Shijak)
FERIZ FERIZAJ- PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"