Silvinjo “fërkon duart”, Gjimshiti zgjidhet në formacionin më të mirë të raundit të katërt në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2024 | 11:58

Silvinjo “fërkon duart”, Gjimshiti zgjidhet në formacionin më të mirë të raundit të katërt në Champions

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, zhvilloi një paraqitje mbreslënëse ndaj Shtutgartit ditën e martë në Ligën e Kampioneve, duke rezultuar një nga më të mirët në fushë.  

EB6A8323-scaled

Kësisoj mbrojtësi i Shqipërisë, është përzgjedhur nga “Sofa Score” në formacionin më të mirë të raundit të katërt në duelet e Champions-it.  

Gjimshiti u vlerësua me notën 8, teksa rreshtohet përkrah emrave të rëndësishëm të futbollit Europian, si Menja, Kim, Rafinja, Diaz, Gyokeres, etj. 

Paraqitja e Gjimshitit, ka ngrohur edhe trajnerin e Kombëtares, Silvinjo, teksa kapiteni do të bashkohet me Kombëtaren për ndeshjet e muajit nëntor në një formë të admirueshme dhe me moralin e lartë.   

Kujtojmë që mbrojtësi i Atalantës mungoi në ndeshjet e muajit tetor me ekipin Kombëtar për shkak të një dëmtimi.  

WhatsApp Image 2024-11-07 at 11.27.36

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"