Sirena nga Premier Liga për Kristjan Asllanin, mësohet shuma që kërkon Interi për ta lënë të lirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2024 | 23:40

Sirena nga Premier Liga për Kristjan Asllanin, mësohet shuma që kërkon Interi për ta lënë të lirë

Kristjan Asllani duket se është në udhëkryqin e radhës të karrierës së tij. Mesfushori i talentuar shqiptar, ka shkëlqyer përsëri me Kombëtaren, por vazhdon të jetë në diskutim te Interi, ku shpeshherë merr kritika se nuk po i afrohet niveleve të Çalhanollu në rreshtimin e zikaltërve.

Asllani Inter

Asllani ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2028, por përsëri ekziston mundësia e transferimit gjatë merkatos së dimrit apo verës. Interi nuk e ka nxjerrë lojtarin në shitje, pasi Inzagi gjithsesi vlerëson përkushtimin dhe rendimentin e tij për ato minuta që i rezervon në fushën e lojës. Por situata mund të ndryshojë shpejt.

Portalet pranë klubit zikaltër bëjnë të ditur se sirenat nga futbolli anglez për Asllanin janë shtuar së fundmi. Ka interesim të vazhdueshëm nga Premier Liga për lojtarin dhe ndonëse nuk ka oferta konkrete, te Interi i kanë idetë e qarta se cilat kritere financiare duhet të përmbushin klubet që synojnë futbollistin shqiptar.

Mësohet se shuma që do të bindte Interin për shitjen e mesfushorit është rreth 25 milionë euro, duke e vlerësuar këtë si një shifër të arsyeshme për vlerat dhe potencialin që ka lojtari. Mbetet të shihet se cilat klube janë të gatshme të shpenzojnë një shifër të tillë dhe janë gati të negociojnë me zikaltrit për Asllanin.

E. KUKA/PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"