Situata jo e qetë në “Milanello”, drejtuesit e Milanit ballafaqohen me lojtarët
Milani është rikthyer në shtëpia pas disfatës zhgënjyese ndaj Dinamos, që i kushtoi hyrjen direkt në 1/8-ave të Champions-it dhe po dje nisi përgatitjet për derbin nën syrin e drejtuesve, të cilët nuk e vlerësuan aspak paraqitjen e skuadrës në Zagreb dhe këtë do ia bënë të qartë ekipit.
Sepse humbja, e cila erdhi në fund të një paraqitjeje të dobët, i shkaktoi edhe dëm ekonomik klubit në formën e një bonusi të humbur për të arritjen mes tetë të parave dhe një përkeqësim të renditjes kontinentale që përkthehet gjithashtu në më pak para të fituara).
Ibrahimoviç, Furlani dhe Monkada prisnin një paraqitje ndryshe dhe tani në mënyrë të pashmangshme kërkojnë një përgjigje të menjëhershme në derbin e së dielës, për të mos parë më larg kualifikimin në Champions-in të sezonit të ardhshëm. Krerët kuqezi, për të theksuar vendosmërinë e tyre, shkuan në “Milanello” që në drekë pavarëissht se stërvitja ishte programuar për në orën 18:00.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"