Situata në kampin e kuq, te Partizani “sy e veshë” për trajnerin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2024 | 19:11

Situata në kampin e kuq, te Partizani “sy e veshë” për trajnerin e ri

Partizani i drejtuar nga trajneri provizor, Arbër Abilaliaj, u mundu të bëjë gjithçka në ndeshjen hapëse të kampionatit me Vllazninë.

partizani

Mungesa e golit dhe kartoni i kuq i Zguros bënë që të kuqtë të pajtoheshin me humbjen në shtëpi. Pas disfatës të hënën e 19 gushtit, stafi ka menduar që ta lërë një ditë pushim ekipin dhe nga sot të nisë puna për sfidën e javës së dytë, ku të dielën presin Skënderbeun.

Primare në kampin e kuq mbete zgjidhja e çështjes së trajnerit të ri, kështu që të gjithë mbeten “sy e veshë” se kush do të jetë “timonieri” zyrtar. Pas takimit me Vllazninë, në lidhje me trajnerin e ri, drejtori Abilaliaj u shpreh: “I gjithë stafi po punon për të gjitha opsionet. E kemi ngushtuar rrethin në 3-4 zgjedhje dhe shumë shpejt do të marrim një vendim përfundimtar shumë shpejt, brenda javës mund të shohim trajnerin e ri të ulur në pankinën e Partizanit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"