Situata/ Përplasja mes Refik Halilit dhe prokurorisë, gjyq më 21 nëntor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2024 | 18:58

Situata/ Përplasja mes Refik Halilit dhe prokurorisë, gjyq më 21 nëntor

Çështja ku përfshihen Refik Halili, KF Tirana dhe akuzat për evazion fiskal ka një tjetër etapë, ndërkohë që gjyqi i radhës do të zhvillohet në 21 nëntor 2024.

refik halili

Drejtuesi i bardhebluve, prej korrikut po lufton me prokurorinë për të pastruar emrin e tij nga akuzat e organit të procedurës. Prokuroria e Tiranës akuzon Halilin dhe KF Tiranën për evazion fiskal.

Gjykata e Tiranës nuk po diskuton fajësinë apo jo të presidentit të bardhebluve, por nëse akuzat e prokurorisë janë të bazuara dhe duhet të kalojnë për shqyrtim në themel.

Nëse gjykata vendos për moskalimin, çështja e prokurorisë pushohet dhe bien akuzat ndaj Halilit dhe KF Tiranës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"