Situata te Burreli, matjanëve u ikën “zëri” pas barazimit në shtëpi kundër Valbonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2024 | 16:00

Situata te Burreli, matjanëve u ikën “zëri” pas barazimit në shtëpi kundër Valbonës

Nëse para fillimit të sezonit do t’i kishin pyetur matjanët nëse do të ishin të kënaqur me 4 pikë në dy javët e para, padyshim që të gjithë do të ishin dakord. Por mënyra se si kanë ardhur këto katër pikë, e ka ulur disi optimizmin te Burreli.

burreli valbona

Skuadra e trajnerit Bicaj e nisi në mënyrë spektakolare edicionin e ri, duke marrë një fitore bindëse, 2-1, në transfertën e Vlorës. Kështu që pritshmëritë për ndeshjen e  dytë në shtëpi me Valbonën ishin automatikisht për fitoren e radhës, gjë e cila nuk ndodhi pasi sfida u mbyll në barazim pa gola.

Hapi fals me tropojanët ka bërë që në kampin matjanët të ulen me “këmbë në tokë”, duke e ulur në maksimum euforinë e 90 minutave të para. Hapi fals me Valbonën e ka lënë pa “zë” Burrelin për momentin, pasi ekipi duhet të flasë në fushë dhe të kthehet te paraqitja që bënë ndaj Flamurtarit. Në javën e tretë matjanët i pret derbi i prefekturës me Korabin në Peshkopi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"