Situata te Elbasani, trajneri Bordin ka gati “kurthin” për bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2024 | 14:13

Situata te Elbasani, trajneri Bordin ka gati “kurthin” për bardheblutë

Elbasanit me shumë mundësi do t’i rikthehet në skuadër mesfushori Ardit Hila, i cili mungoi në sfidën e kaluar me Laçin për arsye dëmtimi.elbasaniFutbollisti është bashkuar me grupin dhe gjasat janë që ta nisë nga minuta e parë. Sakaq, i dëmtuari i vetëm është sulmuesi Amarildo Gjoni, që la fushën para kohe me kurbinasit dhe do i duhet që të mungojë të paktën në ndeshjen e sotme.

Pjesa tjetër e skuadrës duket e gatshme dhe Bordin do të ketë mundësinë që të hedhë në fushë lojtarët që gëzojnë formë më të mirë fizike. Gjasat janë që të mos ketë shumë lëvizje në krahasim me sfidat e kaluara, ku duket se italiani do t’i qëndrojë besnik rreshtimit 3-5-2.

Greca dhe Ze Gomesh rikthehen titullarë nga minuta e parë, ndërsa në të njëjtën linjë është edhe Telushi, që mund të jetë krah Mustës edhe Lulajt në qendër të prapavijës. Në stërvitjen e fundit të Elbasanit ka qenë edhe një grup prej 50 tifozësh, që i kanë dhënë skuadër verdhebluve.4PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"